Balkan Voice është një platformë e re mediatike që do të fokusohet në promovimin e kulturës, historisë fesë dhe zhvillimeve të rajonit dhe të Ballkanit. Por me një qasje të balancuar dhe profesionale, Balkan Voice do të sjell lajme, analiza dhe histori nga fusha të ndryshme si politika, ekonomia, feja, arti, sporti dhe shoqëria.
Platforma e Balkan Voice ka për synim të shërbejë si zë i bashkuar i vendeve të Ballkanit, duke nxjerrë në pah potencialin dhe diversitetin e pasur të këtij rajoni. Duke bashkëpunuar me gazetarë, krijues dhe ekspertë nga vende të ndryshme, Balkan Voice do të krijojë një hapësirë për dialog, informim të saktë dhe ndërtim të urave mes popujve të Ballkanit.
Motoja e Balkanvoice do të jetë: “Një Ballkan – shumë gjuhë, dhe një zë i përbashkët.”